Sigurimi Senior

Çdo moshë e jetës ka problemet e veta, kështu edhe mosha e tretë. Në këtë periudhë na rritet dëshira të “lajmë borxhet” dhe, derisa akoma kemi mundësi, të mbrojmë familjen tonë nga shpenzimet financiare që ne lëmë mbrapa. Ky është një rast i mirë, që njerëzve tuaj më të dashur t’iu dhuroni, për herë të fundit, diçka me vlerë që do të mbahet mend.

Ka shpenzime që ne nuk mund t’i paguajmë paraprakisht, të cilat na mbeten pas. Sigurimi Senior është i destinuar për të gjithë ata persona, të cilët kujdesen që njerëzve të tyre më të dashur tua lehtësojnë një situatë të vështirë në të ardhmen.

Sigurimi Senior është produkt i sigurimit të jetës që mbulon vetëm rastet e vdekjes. Pagesa bëhet maksimumi deri në moshën 85 vjeç, ndërsa kontrata është e përjetshme.

Për këtë lloj sigurimi nuk është e nevojshme që të kryhet vizitë mjekësore, prandaj është i përshtatshëm për të gjithë njerëzit midis moshës 40 dhe 80 vjeç, pavarësisht nga gjendja shëndetësore.

 

Shuma e sigurimit paguhet në afatin 48 h nga momenti i njoftimit të ngjarjes së sigurimit

 

KUSHTET E SIGURIMIT
 

Këtë sigurim mund ta lidhin personat me moshë midis 40 dhe 80 vjeç;

  • Marrëveshja lidhet me një periudhë shtyrjeje;
  • Periudha minimale e shtyrjes së sigurimit është dy vjet;
  • Shuma minimale e sigurimit, rreth së cilës është e mundur marrëveshja e sigurimit është 1.000 euro, kurse ajo maksimale është 5.000 euro;

Në vazhdim mund të merrni kushtet e sigurimit, të cilat janë në fuqi momentalisht. Për të gjitha versionet e mëparshme të kushteve të sigurimit, ju lutemi të na kontaktoni: office@wiener.co.me

 

Kushte shtesë për sigurim të përjetshëm të personave në rast vdekjeje

Kushte të përgjithshme të sigurimit të jetës

Formularët për njoftimin e ngjarjes së sigurimit mund ti merrni  këtu.

 

SIGURIMI SHTESË

Krahas sigurimit Senior mund të bëni kontratë shtesë dhe për Sigurim shtesë në rast vdekjeje si pasojë e një fatkeqësie (aksidenti) vetëm për periudhën e shtyrjes. Pavarësisht nga periudha e shtyrjes e zgjedhur, ky sigurim shtesë do të pushojë pas moshës 75 vjeçe të të siguruarit

 

SHEMBULL

Mashkull 50 vjeç, afati i përjetshëm

Primi vjetor

50 €

Primi mujor*

4,17 €

Periudha e shtyrjes

2 godine

Shuma e sigurimit** 1.152 €

 

Femër 50 godina afati i përjetshëm

Primi vjetor

50 €

Primi mujor *

4,17 €

Periudha e shtyrjes

2 godine

Shuma e sigurimit** 1.360 €

* Primi mujor shoqëruar me marrëveshjen e pagimit me urdhërxhirim të përhershëm
** Shuma e sigurimit në fjalë do të rritet për fitimin e logaritur.