Sigurim
Sigurim
Sigurimi Mikro
Të gjithë e dimë që e ardhmja ka të papritura dhe që neve, krahas momenteve të bukura, mund të na sjellë dhe situata të padëshiruara. Megjithëse ngjarje të tilla ne nuk mund ti pengojmë dot, ajo që mund të bëjmë është të zvogëlojmë pasojat e tyre. Prandaj mendoni për policën e sigurimit të jetës.
Për të gjithë ata që dëshirojnë të sigurojnë jetën, krahas një spektri të gjerë mbulimi dhe çmimeve të arsyeshme, krijuam produktin Sigurimi Mikro.
Sigurimi Mikro është sigurimi i jetës në rast vdekjeje, i cili ju jep mundësi për kontrata shtesë rreziku. Ai përfaqëson kombinimin e programit Riziko me sigurimet shtesë si më poshtë:
- Sigurimi i personit nga pasojat e rasteve aksidentale,
- Sigurimi i personit nga sëmundjet kritike,
- Sigurimi i personit në rast vdekjeje gjatë një aksidenti,
- Sigurimi i personit në rastin e ndërhyrjeve kirurgjikale
Këtë sigurim mund ta lidhin personat me moshë nga 14 deri 74 vjeç, me këtë që, në momentin e mbarimit të kontratës, i siguruari mund të jetë maksimumi 75 vjeç
Për një prim relativisht të ulët do të përfitoni një mbulim të madh për rreziqe të ndryshme.
Sigurimi Mikro përfshin grupin e produkteve si më poshtë:
1. Mikro Standard
Ky është versioni bazë i produktit, tek i cili zgjidhni vetë afatin e kontratës dhe kombinimin e rreziqeve shtesë. Shuma e sigurimit mund të jetë nga 1.000 deri në 20.000 euro. Afati i kontratës së sigurimit është minimumi 1 vit, dhe maksimumi 20 vjet.
2. Paketat Mikro
Ky produkt Ju mundëson që në mënyrë të shpejtë e me lehtësi të zgjidhni paketën e sigurimit, ku janë përcaktuar paraprakisht mbulimet e sigurimit dhe afati i sigurimit për një vit.
SHEMBULL
Mashkull 40 vjeç |
Paket A | Paket B | Paket C |
Sigurimi Riziko |
1.000 |
2.000 | 5.000 |
Vdekje gjatë aksidentit |
1.000 |
2.000 | 5.000 |
Aksident |
9.062 |
9.062 | 9.062 |
Ndërhyrje kirurgjikale | 500 | 1.000 | 5.000 |
Primi mujor | 2,87 € | 3,67 € | 7,80 € |