Sigurim
Sigurim
Renta personale e përjetshme
Sa herë keni thënë sa shpejt kalon koha?
Me kalimin e viteve, aftësia jonë për punë dhe energjia e jetës që kishim dikur ulen, dhe, me daljen në pension do të na pakësohen edhe të ardhurat, me të cilat jemi mësuar.
Prandaj është e nevojshme që të mendojmë në kohë dhe të investojmë për të ardhmen tonë pa halle.
Sigurimi renta me pagesë të njëhershme është produkt i sigurimit të jetës, me të cilin do t'i siguroni vetes të ardhura shtesë në pleqëri. Pagesa nga sigurimi Ju paguhet në formën e rentës në nivel mujor, që në muajin pasardhës pas kryerjes së pagesës. Gjendja juaj shëndetësore nuk ndikon në primin dhe në rentën tuaj personale.
Çfarë përfitoni me këtë sigurim?
- Me pagesën e njëhershme të rentës së përjetshme i siguroni vetes një siguri financiare në formën e të ardhurave të rregullta mujore;
- Si shtesë mund të lidhni një kontratë që periudha e pagesës për një numër të caktuar vitesh të jetë e garantuar – në rast vdekjeje të të siguruarit, renta i paguhet trashëgimtarëve të tij deri në skadimin e afatit të periudhës së garantuar;
Një herë në vit paguhet edhe fitimi i realizuar gjatë vitit të mëparshëm.
SHEMBULL
Gjinia |
Mashkull | Femër |
Mosha e të siguruarit |
65 vjeç |
|
Periudha e garantuar |
10 vjet |
|
Primi i njëhershëm |
20.000 € |
20.000 € |
Renta mujore e përjetshme | 109 € | 100 € |
Karakteristikat kryesore:
- Mund të sigurohen personat që kenë mbushur moshën 14 deri në 75 vjeç;
- Madhësinë e rentës që do të merrni përjetë e zgjidhni vetë.
- Renta mujore nuk mund të jetë më pak se 50 EURO;
- Të hollat trashëgohen derisa skadon periudha e garantuar.