Sigurim
Sigurim
Kariera
KREDIBILITET DHE INTEGRITET – ne e justifikojmë besimin që na keni dhënë
Ne respektojmë marrëveshjet dhe i përmbushim premtimet, sepse e dimë që besimi fitohet pas një kohe të gjatë, por humbet shumë lehtë.
SJELLJE FITIMTARËSH – sillemi dhe mendojmë në mënyrën sikur Kompania në të cilën punojmë është e jona.
Ne kemi inisiativë, jemi plot me ide, dhe dimë se si do të realizojmë vendimet tona, si dhe të marrim mbi vete përgjegjësinë për to.
DINJITETI I LARTË DHE KËNAQËSIA E ÇDO KLIENTI – për ne çdo klient është njeri i lartë dhe atë e kemi në qendër të vendimeve tona
Ne i dëgjojmë klientët tanë, i kuptojmë dëshirat e tyre dhe përpiqemi të plotësojmë në nivelin më të lartë ato ç'ka ata presin nga ne.
MIRËNJOHJE DHE RESPEKT – ne krijojmë mundësi të barabarta për të punësuarit
Ne vlerësojmë kolegët tanë, mënyrën e të menduarit të tyre si dhe sesi ata punojnë. Suksesi ynë është rezultat i ideve të shumta të të punësuarve. E për këtë arsye investojmë në zhvillimin e dijeve dhe aftësive të tyre, si dhe ju sigurojmë atyre një ambient pune të sigurtë dhe komod.