Sigurim
Sigurim
Investimi im
Dëshironi që të hollat që keni kursyer ti keni të sigurta dhe ti shtoni, por nuk di si të veproni? Sigurimi i jetës i jonë Investimi im do ju mundësojë Juve që të mbroni në mënyrë cilësore jetën tuaj dhe jetën e njerëzve tuaj më të dashur, dhe njëkohësisht të shtoni të hollat.
Në momentin kur interesi për depozitat me afat në banka është gjithnjë më i ulët, investimi në sigurimin e jetës po bëhet gjithnjë e më shumë një formë kursimi konkurrente në lidhje me bankat, dhe natyrisht, me i sigurt në lidhje me ruajtjen e të hollave në shtëpi. Produktin Investimi im e krijuam vetëm për ata, të cilët dëshirojnë që krahas sigurimit të jetës, të kursejnë në mënyrë të sigurt.
Karakteristikat kryesore:
- Me këtë produkt mund të sigurohen të gjithë personat nga mosha 14 deri në 75 vjeç.
- Primi paguhet njëherësh, dhe shuma minimale e pagesës është 1.000 EURO.
- Afati i sigurimit mund të jetë nga 1 deri në 10 vjet.
- Krahas këtij sigurimi nuk mund të lidhet sigurim shtesë.
- Sigurimi mbulon rastet e sigurimit si më poshtë: mbijetesë – paguhet shuma e sigurimit dhe fitimi i llogaritur; dhe vdekje – paguhet shuma e sigurimit dhe fitimi i llogaritur deri në atë moment.
SHEMBULL
Gjinia |
Mashkull | Femër |
Mosha e të siguruarit |
40 vjeç |
|
Afati i sigurimit |
10 vjet |
|
Primi vjetor |
10.000 € |
10.000 € |
Shuma e siguruar | 11.630 € | 11.645 € |